Buna Bobaj zë vendin e dytë në piano në “International festival Polyhymnia 2021” të mbajtur në Maqedoni

0
665

Kanë mbetur edhe pak muaj kur ajo do ti mbushë 8 vjet, ndërsa vazhdon të studioj për piano.

Bëhet fjalë për Buna Bobaj nga Korisha e Prizrenit, e cila siç duket do të premtoj shumë në të ardhmen. Ajo për momentin vijon mësimet në SHFMU “Loyola” në Prizren, paralelisht më mësimet në shkollën e muzikës.
Buna përndryshe është vajza e muzikantit të mirënjohur, Besnik Bobaj.

Ajo ka marrë pjesë në garat për piano në kategorinë për fëmijë në festivalin “International festival Polyhymnia 2021” të mbajtur në Maqedoni, dhe si rrjedhojë ka zënë vendin e dytë.

Buna rrugëtimin në fushën e pianos është duke e vazhduar nën përkujdesjen e mësueses, Besarta Guri – Bobaj./04 Online

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

No photo description available.

Leave a Reply