Bora Zemani tregon puthjen në buzë me të birin: S’jam aspak kundër fenomenit, secili e shijon si të dojë

0
460

Bora Zemani ishte e ftuar ditën e sotme së bashku me djalin e saj Arborin në programin “Rudina”. Moderatorja foli për ndjesinë që ka përjetuar në momentin kur solli në jetë djalin e saj dhe u shpreh se ka qenë si dashuri me shikim të parë dhe njëkohësisht një emocion mjaft i fortë.

Gjatë bisedës në studio Rudina u ndal dhe tek tema që është trajtuar shumë kohëve të fundit, te puthja në buzë me fëmijët.

Bora është një nga personazhet e njohur që poston foto me djalin e saj duke u puthur në buzë.

Në lidhje me këtë fakt, moderatorja u shpreh se është një zgjedhje e vetë prindërve. Ajo shtoi se nuk e privon veten e saj që t’ia shprehë dashurinë djalit të saj duke e puthur si në faqe, ashtu edhe në buzë.

‘Të gjithë prindërit e kanë zgjedhje të tyren. Unë nuk e privoj veten në mënyrën si ia shpreh dashurinë Arborit. Nëse më vjen ta puth kudo, e puth kudo, si në faqe, si në buzë. E kemi këtë puthjen një shprehje dashurie shumë të pastër ndaj njëri-tjetrit. Megjithatë nuk them asgjë as për ata që janë kundër kësaj gjëje, une nuk jam kundër fenomenit. Unë kam përshtypjen secili e shijon si të dojë.‘-u shpreh Bora.

Leave a Reply