“Bora është bërë gjysëm robi”, Anaid Kaloti flet për Beatrix-Donald: Dashuri apo…

0
435

Marrëdhënia e komplikuar mes banorit të Big Brother Donald Veshajt, moderatores Bora Zemani dhe këngëtares Beatrix Ramosaj e cila gjithashtu është pjesë e BB ka zgjuar shumë reagime kohët e fundit teksa dhe publiku është bërë konfuz.

Pjesë e dikutmit janë bërë ditëne  djeshme edhe ish-konkurrentët e Big Brother Ardit Çuni dhe Kledi Hysa ku në një në një video live në Instagram, kanë komentuar situatën, së bashku me fituesin e Big Brother 6, Anaid Kaloti dhe ish-konkurrentin e Për’Puthen, Atdhe Xharravina.

Anaidi ka thënë se ditën e djeshme e ka kuptuar që Bora e do vërtet Donaldin pasi ka kuptuar gjendjen e saj kur e ka takuar. Ai thotë se Bora ishtë bërë shumë keq dhe se Donaldi e kishte menaxhuar keq situatën, pasi sipas tij nuk mund të nisësh lidhje të re pa mbyllur të vjetrën. Anaidi, ka përmendur gjithashtu faktin se kur Kleidi ftoi në një darkë me Beatriksën, ka qenë Donaldi ai që e këshillonte Kledin si ta bënte për vete dhe si duhet të sillej me Trixën, ndërsa Arditi shprehet me ironi se ky është një mister që duhet gërmuar nga shkencëtarë.

“Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin. Ishte bërë gjysëm robi. Ai nuk është duke e menaxhuar mirë, sepse duhet të shkëpusësh në fillim një lidhje që ke, para se të nisësh një të re”, tha ai.

Kleidi: Nëse kjo do të ishte lojë, nuk e di çfarë rezultati do të kishte pastaj…

Arditi: Edhe sikur të jetë lojë, prapë do të ishte anormale, s’ka kuptim. Triksa nuk e ka për lojë…

Anaidi: Ra në dashuri Triksa, apo që atë natë që doli më Klejdin e kuptoi…

Atdheu: Ardit pse mendon se rri i mërzitur Donaldi…

Arditi: Kam përshtypjen që do e ketë kuptuar. Se të rrish me dikë tjetër në shtëpi duke u puthur, dhe duke e ditur shumë mirë që jashtë ka lënë dikë…

Ndër të tjera gjatë kësaj bisede Anaidi vë në dukje që atë mbrëmje aktorit iu bënë 5 surpriza dhe se kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Big Brother. Ndërkohë Atdheu, i cili ka qenë pjesë gjithashtu e një reality show, hodhi dyshime mbi produksionin por mendimet kanë qënë të ndryshme teksa Anaidi mendon se kjo po i bëhet për ta nxjerrë keq kurse Atdheu mendon se Donaldi është i preferuari i produksionit.

Atdheu: Pse është duke ndodhur

Anaidi: Me i dhënë emocione të forta pra, që ta ngrejnë dhe ta ulin nga gjendja emocionale. Ta nxjerrin nga mendtë e kokës…

Atdheu: Mos është favoriti i produksionit…

Anaidi: Nëse do ishte i preferuari i produksionit nuk do ia kishin sjellë Borën që në javën e dytë…

Kledi më pas thotë i binsur se më shumë ka përfituar Big Brother nga takimi i tyre, sesa ata të dy, pra Bora me Donaldin.

Leave a Reply