“Bleona Qereti ka profesionalizëm, Enca bën për…”/ Plas shérri mes Bes Kallakut dhe këngëtares: Më kërkove tek filmi yt po s’të erdha, ballkon ke tek shtëpia jote

0
87

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia  ka shpërthyer keq  pas një deklarate të aktorit të njohur të humorit Bes Kallakut, i cili teksa ka qenë i ftuar në emisionin, Shiko Kush LUAN, ka nënvlerësuar Encën.

Në postimet  që këngëtarja ka bërë një profilin e saj në Instagram ka reaguar për deklaratën që  ka bërë Bes Kallaku, duke thënë se ky i fundit ka harruar që ka qenë ai që e ka ftuar të merrte pjesë në filmin e tij Falco, por që ajo ka refuzuar të merrte pjesë.

Postimi i Ences

“Ndoshta jam shumë naive, por më bëhet qejfi ashtu siç duhet t’i bëhet qejfi çdo shqiptari, mua personalisht më bëhet qejfi që kinemotagrafia shqiptare po zhvillohet,  po krijohen produkte dhe projekte shqiptare, si filmat  me metrazhe të gjata. Por detyra  jonë si shqiptarë  dhe artistë, duhet të mbështesim njëri-tjetrin që kinematografia  shqiptare të shkojë para.  Dhe së dyti, meqë kjo është  arsyeja pse unë po e bëj këtë video, është se ndoshta Bes Kallaku ka harruar se është po ai që ka harruar që para disa muajsh më kërkoi të luaja rolin kryesor në filmin e tij. Megjithatë unë e refuzova sepse nuk do të bënte sens as për mua as për projektet që të kisha rol protagonist tek të dyja. Siç ndodh me të gjitha projektet ky rol i kaloi një personazhi tjetër që e pranoi, që unë s’po e përmend emrin, sepse kam  shumë respekt për punën e saj. Siç po thoja Bes Kallaku është  shprehur në një emision që Enca ka ballkon, ndërsa  X-i ka profesionalizëm. Pra i dashur Besi cila ishte arsyeja që t’i  ma ofrove këtë rol për filmin tënd? Sepse unë isha joprofesioniste, që unë isha një ballkon, gjë e cila mua nuk bën kuptim sepse e ke një ballkon në shtëpi. Kështuqë përveç zhgënjimit si kolege, mërzitja ime tjetër ishte  mënyra e adresimit dhe personifikimit të një femre me ballkonin, pra seksualizimit nga ana e tij. Dhe kur vjen nga një person, nga një bashkëshort, një baba, biri i një femre dhe mbi të gjitha një artist. E fundit fare t’i nuk ke punuar me mua, dhe nuk e di profesionalizmin tim apo talentin, por pas këtij episodi  nuk do ta kesh më mundësinë të punojmë bashkë. Megjithatë i uroj suksese çdo artisti  shqiptar, meqë po flasim për art dhe kinematografinë.”– është shprehur Enca.

Leave a Reply