”Bisha në mua po fle, s’ka vdekur”/ Sërish ‘përplasje’ mes Getoarit dhe Noizyt

0
349

Sherre të të shkuarës duket se kanë dalë sërish në sipërfaqe, duke vërtetuar edhe njëherë që dy armiq e kanë të vështirë që të shuajnë gjakrat me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për dy nga emrat më të njohur dhe më të dëgjuar të muzikës ‘hip-hop’, Getoar Selimit dhe Noizyt janë përplasur edhe njëherë me njëri-tjetrin.

Në një koncert të mbajtur së fundmi në Londër, Noizy teksa po interpretonte këngën e tij “Jena Mbretër” ka përsëritur disa herë vargun: “F**k Baba Records”, një diss për grupin e Selimit. Ky moment është bërë viral në rrjet, e mesa duket ka përfunduar edhe në “veshët” e reperit nga Kosova. Ky i fundit nuk e ka vonuar shumë përgjigjen duke publikuar fotografinë e një luani me një shkrim me mesazh brenda.

“Mos e ngatërroni mirësinë time me dobësi. Bisha në mua po fle, nuk ka vdekur,”– ka shkruar ai në postim.
A mos do të kemi vallë tjetër rikthim të sherreve të bujshme mes palëve, të cilat kanë kaluar edhe në përdorimin e armëve të zjarrit? Apo e gjitha mbetet në kontekstin e “diss” në distancë?

Leave a Reply