Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp, Dafina Zeqiri bën namin në Twitter

0
305

Për më shumë se dy orë rrjeti social Facebook nuk është duke punuar. E në kuadër të Facebook tashmë që një kohë janë edhe Instagram dhe platforma për thirrje telefonike, whatApp

E derisa shumica e këngëtarëve të estradës, nuk e përdorin Twitterin si rrjet sociale, këtë vakum e ka shfrytëzuar për mrekulli këngëtarja Dafina Zeqiri.

Këngëtarja kosovare ka filluar menjëherë të shpërndanë statuse që bëjnë “shaka” me Facebook dhe degët e saj simotra, Instagram dhe WhatsApp, shkruan GazetaExpress.  

Fillimisht, ajo ka shpërndarë një status të një fansi të saj që ka publikuar këngët nga albumi i saj i fundit derisa ai ka shkruar: F#ck Instagram, Facebook, Whatsapp. E kam Dafina Zeqiri me mua”.

Këtë status Dafina e ka shpërndarë duke shkruar lart: Ayyyy.

Tutje më vonë, Dafina ka shpërndarë edhe cicërimën e “Twitter” ku shkruajtën: Tung të gjithëve fjalë për fjalë.

Nuk ka vonuar shumë dhe ajo ka shpërndarë edhe një status të një fansi tjetër ku kishte shkruar: Nuk ka faj ktu Dafina.

Tutje Dafina ka vazhduar të shpërndajë cicërimat humoristike të McDonalds e WhatsApp dhe të Selmas, por edhe të fansave të tjerë. /GazetaExpress/

Leave a Reply