Befason Robert Berisha: I kam dhënë shumë dashuri, jam harxhu

0
414

Robert Berisha, ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale.

Këngëtari vazhdimisht është përfolur për romancë me modele dhe vajza të njohura të shoubizit. Por vetë ai, i pyetur në rubrikën “Nostalgji muzikore”, tha se nuk ka më dashuri për të tjerat.

“Me u dashuru s’po di, në moshën time me u dashuru kur ke fëmijë. Për një kohë sa kam qenë i dashuruar, kam dhënë shumë dashni, jam harxhu. Por nuk lëndohem asnjëherë”, thotë këngëtari.

Pas kësaj përgjigje, Ervin Kurti e pyet se për kë e bën palestrën, meqë nuk ka kohë për dashuri. “Për qejfin e shpirtit tim, të shoh muskujt kur bëjnë dush”, përgjigjet Roberti.

I pyetur për marrëdhënien që ka me vajzën dhe si e kalon kohën me të, këngëtari përgjigjet, “Në kohën e lirë ka qejf të bëjë xhiro me mua dhe thotë babi dua të bëj DJ”.

Leave a Reply