Bebe Rexha zbulon datën e lansimit të këngës “Better Mistakes”

0
285

Artistja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, vazhdon të mahnit të gjithë fansat.

Bukuroshja bionde përherë mban të azhurnuar ndjekësit, përmes informacioneve që ndan rreth jetës dhe karrierës profesionale.

Ndërkohë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka zbuluar datën e lansimit të projektit të ri.

Foto: Instastory

“Better Mistakes” mban titullin prodhimtaria muzikore, që në platformat digjitale do të plasohet më shtatë maj.

Ajo po ashtu ka shpërndarë fotografinë kryesore të këngës, e shkrepur kështu gjatë xhirimeve të klipit.

“Sabotage” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që deri më tani ka grumbulluar mbi katër milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

Leave a Reply