Bebe Rexha publikon fotografi me të dashurin e saj

0
318

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, ka publikuar të premten albumin e saj të katërt dhe gjithashtu ajo nuk e ka lënë pa e festuar këtë moment të rëndësishëm në jetën e saj artistik.

31-vjeçarja ka publikuar në rrjetet sociale fotografi ku shihet me të dashurinë e saj, Keyan Safyari.

Ajo duket shumë e lumtur, teksa ecën përdore me njeriun e saj të zemrës derisa po shkonte në vendin ku do të festonin bashkë me miqtë e tyre.

Këngëtarja, kishte veshur një pallto me dekolte të hapur, dukë vënë në pah gjoksin e saj.

Albumi i katërt i saj i titulluar “Better Mistake” përmban gjithsej 13 këngë, disa prej të cilave i ka realizuar edhe me videoklip.

Në mesin e këngëve të albumit ka edhe bashkëpunime me artistë të njohur amerikanë si Rick Ross, Travis Parker e Ty Dolla $ign.

Leave a Reply