Aurela Gaçe dhe Stine rikthejnë Dr.Florin, pritet publikimi i këngës S.F.L

0
330

Dr. Flori do të jetë në një bashkëpunim mes këngëtarit Stine dhe këngëtares Aurela Gaçe. Edhe pse Dr.Flori nuk është fizikisht mes nesh, kënga është regjistruar më parë me zërin e tij.

Në postimet në rrjetet sociale Sine dhe Aurela kanë bërë me dije se kënga do e ketë emrin S.F.L., i cili është shkurtimi i emrave Stine, Flori dhe Lela.

“PO VJEN… S. F. L”, shkroi Aurela.

Në foton e publikuar në Instagram, shihen Stine, Aurela si dhe emri i Dr. Florit nga mbrapa. Kjo këngë do të jetë në albumin e Aurela Gaçes.

Leave a Reply