Arilena Ara publikon fotografi me të dashurin në bregdet, komplimentohen nga fansat për fizikun e tyre

0
461

Këngëtarja e njohur, Arilena Ara, pak ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të 22-të.

Asaj iu organizua një festë madhështore në jug të Shqipërisë, ku të ftuar ishin shumë prej figurave publike.

Arilena ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga festa e bukur e ditëlindjes, gjersa nuk po mungojnë edhe imazhet atraktive nga pushimet në bregdet.Lexo po ashtu:

Së fundmi, këngëtarja shkodrane ndau me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi, ku shihej mjaft tërheqëse në bikini, teksa pranë saj gjendej i dashuri, Popi Kola.

Dyshja janë prej vitesh në lidhje romantike, ndonëse nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht me ndonjë deklaratë apo paraqitje televizive.

Sido që të jetë, fotografitë e përbashkëta dhe dedikimet romantike ndaj njëri-tjetrit kanë konfirmuar që Arilena dhe Popi janë çift.

Përbri fotografisë, komentet për çiftin kanë qenë të shumta nga ndjekësit, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar për fizikun e tyre të shkëlqyer dhe harmoninë në çift.

Leave a Reply