Ardit Çuni rrëfen në BBV: Më ftuan të këndoja për LGBT, refuzova nga mentaliteti

0
336

Ardit Çuni ka zbuluar në “Big Brother VIP” një nga gabimet më të mëdha që ka bërë përsa i përket jetës së tij profesionale. Kur po bisedonte me banorët në oborrin e shtëpisë, artisti tha se në moshën 19-vjeçare e ftuan të këndonte në një festival në Suedi, i cili ishte organizuar për LGBTQ. Por, për shkak të mentalitetit në vendin tonë, Çuni tha se e refuzoi ftesën.

Tashmë që kanë kaluar disa vite, kur e rimendon këtë mundësi të madhe për të ecur përpara në tregun ndërkombëtar, Arditi tha se e konsideron vendimin që mori në atë kohë si gabimin më të madh që ka bërë ndonjëherë. Megjithatë, ai shtoi se në atë moshë nuk mund të mendonte drejt, sepse po t’i kishte ardhur kjo ftesë tani, ai do ta kishte pranuar pa hezituar.

“Unë kam pas shumë eksperienca të bukura përsa i përket profesionit. Dy mund t’i quaj si më të veçantat. Një është kur kam pasur dy bashkëpunimet, dy këngë me fituesin e Eurovision-it në Suedi. Ku një nga ato ka qenë top 20 në ITunes në Suedi dhe më është bërë ftesa për të qenë headliner, këngëtari kryesor i koncertit për këngën ‘Let’s Go’. Në Shqipëri s’e ka ashtu njeri. Më është bërë ftesa dhe ky është një nga pendimet e mia në karrierë. Mu bë ftesa për të qenë këngëtari kryesor për të këndu në festivalin më të madh në Stokholm dhe e kam refuzu, sepse kam qenë shumë i vogël dhe nuk mendoja drejt. Mendoja mentalitetin këtu, mendoja ça do ndodhte kur të dilte në gazeta… tani do e bëja me shumë dëshirë, por në atë kohë… Sepse ishte për LGBT. Është një nga gabimet më të mëdha në karrierë që po të kisha qenë aty, kush e di ku do isha sot. Një këngëtar shqiptar nuk e ka bërë kurrë. Ideja është që për mua në atë kohë ka qenë një vendim shumë i vështirë, që pavarësisht stafit në Suedi, producentit të televizionit më thoshte duhet patjetër të shkosh, unë kisha frikë vetëm për mentalitetin këtu se si do pritej. Sepse isha në fillimet e karrierës sime. Nëse do ishte për mu shumë keq, do dëmtohesha. Por ndoshta mund të më sillte një gjë shumë të mirë andej. Projekti i dytë është kur kam menaxhu projektin e Eurovisionit me Anxhela Peristerit këtë vit. Kam qenë menaxher i projektit dhe i këngëtares. E kam bo me shumë qejf dhe mendoj që kemi realizuar performancën më të mirë shqiptare vizualisht edhe vokalisht. Këto për mua janë dy arritje artistike shumë të mëdhaja”,- rrëfeu Arditi.

Më herët, disa prej banorëve në shtëpi dyshonin se Çuni ishte gay, por ai iu përgjigj pyetjeve të publikut dhe hodhi poshtë të gjitha thashethemet për orientimin e tij seksual, kur tha se pëlqen vetëm vajzat.

Leave a Reply