Arbana Osmani nuk le më vend për dyshime, përsëri prezantuese e ” Big Brather Vip”

0
328
Arbana Osmani - Moderatore

Në mbyllje të sezonit të 5-të të “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani pranoi tërthorazi se ajo do të shpejt pjesë e ekranit me një projekt të ri.  Arbana nuk do të mungojë as këtë herë si prezantuese e “Big Brodher”, por këtë herë do të jetë për personazhet Vip.

Kohët e fundit është përfolur shumë në rrjet se kush do të jetë drejtuesja e ‘Big Brother Vip’, Arbana Osmani apo Luana Vjollca. Mesa duket Arbana i ka shuar dyshimet e ndjekësve të cilët i kanë dërguar mesazhe  pafund për “Big Brother Vip”.

Në historitë e instagramit Arbana ka postuar mesazhet e ndjekësve të cilët siç duket mezi po e presin të shfaqet përsëri në ekran.

A mund ta besoni që kam me miliona mesazhe me të njëjtën pyetje”, -ka shkruar Arbana duke mos lënë më vend për dyshime.

Leave a Reply