Anxhela Peristeri zbulon detaje nga “Eurovision”: Nëse një anëtar i skuadrës tonë sëmuret me kovid…

0
388

Anxhela Peristeri është përfaqësuesja e Shqipërisë për këtë vit në “Eurovision” me këngën “Karma”. Ajo ka zbuluar detaje të reja lidhur me rregullat kryesorë për shkak të koronavirusit.

Grupi organizativ këtë vit ka vendosur se në qoftë se një anëtar i “Eurovizionit” sëmuret me kovid, nuk skualifikohet, por transmetohet live në led.

Mbrëmjen e sotme Anxhela ishte e ftuar në emisionin “Soiree”, ku ndau me të gjithë emocionet para festivalit dhe detaje që ne nuk i dimë sa i përket organizimit. Këngëtarja ka pohuar se përsa i përket performancës, do të bashkëpunojë me koreografen e njohur suedeze, Sacha Jean-Baptiste.

Gjithashtu këngëtarja ka theksuar një ndër rregullat kryesore këtë vit të “Eurovision”, ku sipas grupit organizativ ata do të qëndrojnë 13 ditë në Roterdam, por të karantinuar.

“13 ditë atje, të gjitha delegacionet do të jenë të karantinuar. Do të bëjnë testin përpara se të shkojnë ditën tjetër për prova”,- tha Kleart Duraj.

Ndërsa Anxhela shtoi se: “Në qoftë se një anëtar i skuadrës tonë sëmuret me kovid, nuk del në skenë. Nuk skualifikohet, por transmetohet live në led”.

Shefi i Delegacionit të Shqipërisë, Kleart Duraj, tregoi se në fakt ata e kanë kundërshtuar këtë rregull, pasi këto kufizime janë të tepërta për këngëtarët duke patur parasysh ngarkesën emocionale për performancën e tyre në skenë.

Leave a Reply