Ana i kujton Teas kohët e vjetra dhe e thumbon publikisht

0
371

Pasi fotot e Beartit dhe Teas bënë xhiron e rrjetit, reagimet ishin të shumta nga konkurrentë dhe ish konkurrentë të “Për’puthen”.

Ana Kauri pak pas publikimit të skandalit, postoi këngën e Dafina Zeqirit, “Zili zili”, teksa këndonte “Ju kanë rrejt, ju kanë bo budallë”.

Edhe sot ajo ka bërë një tjetër reagim, që duket si një thumb i drejtpërdrejtë për Tean.

Ajo ka publikuar në Instagram një video të shkurtër, shkëputur nga një takim që Tea dhe Andi kishin me njëri-tjetrin javë më parë.

Ana u shpreh asokohe se dukej që mes tyre nuk kishte asnjë lloj pëlqimi, sepse në të kundërt ata do të dilnin bashkë si çift nga emisioni prej kohësh.

Ndërsa Tea e konsideroi Anën si xheloze në ato momente dhe pikërisht në këto fjalë është kapur sot Ana.

“Ana ti je thjesht xheloze!”, ka shkruar ajo përkrah videos shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.

Leave a Reply