Almeda Abazi ka një këshillë për gratë shtatzëna që janë infektuar me COVID-19

0
35

Pasi Almeda dhe familja e saj u shëruan nga COVID-19, e që gjatës kësaj kohe nuk i lejohej asaj të merrte mjekim për shkak të shtatzënisë, ndërsa Tolga iu desh të shtrohej në spital.

bredhi

Por, një ndjekëse e ka pyetur Almedën, se çfarë këshilla jep për gratë që janë shtatzëna dhe infektohen me koronavirus.

Ajo është përgjigjur duke thënë se më tepër sesa fizikisht, është e domosdoshme që në ato ditë të jesh e fortë mendërisht.

“Kam marrë shumë mesazhe të këtij lloji dhe fatkeqësisht ka shumë nëna shtatzënë të infektuara me Covid-19. Uroj që Zoti t’ju ndihmojë. E di që është një proces shumë i vështirë dhe kërkon më shumë mund, pasi nuk mund të marrim mjekim. Mua më zgjati rreth 20 ditë, por gjëja më e rëndësishme është të mbani lart moralin. Vlen për të gjithë njerëzit, por më besoni që është akoma më e rëndësishme për ne gratë shtatzënë dhe që ushqejmë fëmijët me qumësht gjiri. Ju lutem mbajeni moralin lart dhe mendoni që do të kalojë, mendoj se është më mirë të konsultohemi me mjekun tuaj për gjendjen dhe vitaminat që mund të merrni”, ka rrëfyer ajo.

Leave a Reply