A u bashkuan Dafina dhe Dj Geek?

0
413

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek po shkëmbejnë komente me njëri-tjetrin

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Dj Geek, kishin qenë në një lidhje dashurie.

Romanca e tyre përfundoi para disa muajsh.

Lajmin për përfundimin e lidhjes e kishte bërë të ditur vetë Dafina, në një intervistë.

“Ishte një lidhje shumë e shkurtër e që përfundoi shpejt. Mesa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja”, ka thënë ajo për revistën “Story”.

Ajo kishte thënë se ekipi i saj menaxhues “Moneyz Team” në të cilin bën pjesë edhe Geek, është më i rëndësishëm se gjithçka, ndaj kjo është dhe arsyeja pse kanë definuar secili rolet e tyre.

Megjithatë, disa muaj pas ndarjes, Dafina dhe Dj.Geek kanë habitur fansat.

Ata po shkëmbejnë komente në Instagram, gjë që ka ngritur dyshimet nëse çifti është bashkuar, shkruan Gazeta Express.

Në postimet që Dafina ka bërë së fundmi në Insagram, Dj Geek ka komentuar duke mos kursyer fjalët e bukura për këngëtaren.

Por edhe Dafina është kujdesur që të përgjigjet në komentet e tij./Express/

Leave a Reply