4500 euro për një xhaketë! Dafina dhe Jonida shpenzojnë shifrën e çmendur për një veshje, ‘xhepshpuarat’ e showbizzit nuk maten fare

0
566

Keni menduar ndonjëherë se mund të shpenzonit afron 4 mijë e 500 euro për një xhaketë? Po, po vetëm për një xhaketë! Këngëtarja Dafina Zeqriri dhe Jonida Maliqi e kanë bërë këtë.

Të dyja, kanë tërhequr mjaft vëmendjen në rrjet, teka kanë pozuar me xhaketën e shtrenjtë të markës “Balmain”. E gjitha e zezë, me disa ndërhyrje e me butina dekorativë në ngjyrë të argjendtë, kjo veshje, ka marrë mendjen e të dyja vajzave të njohura të showbizit shqiptar.

Faqja ‘whattheywear’, ka publikuar në Instagram foton e kësaj xhakete, të veshur nga Dafina, dhe krahas saj shkruan se kushton plot 4,490 euro.

Dafina e veshi për të shkuar në emisionin me fëmijë, “Në kurhtin e Piter Pan”, ndërsa Jonida Maliqi, për të bërë një set me foto.

Leave a Reply