’04 Band’ vjen me përpunimin e këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime”

0
115

Djemtë e grupit muzikor “04band” nuk i ndal as pandemia, të përkushtuar ndaj artit, e në veçanti të muzikës, tani më janë të njohur për stilin e tyre akustik.

Së fundi ata kanë përpunuar në frymën e tyre e në versionin akustik këngën” Rrjedh në këngë e ligjërime”, e gjithë për nder të Ditës së Flamurit dhe për t’iu dhuruar publikut një produkt më ndryshe në këtë kohë të vështirë për të gjithë, thonë anëtarët e këtij grupi.

Videoklipi është realizuar pranë kompleksit të Lidhjes Shqipëtare të Prizrenit nga 2 Bro’s Film.

Orkestrimi u realizua nga 04Band, ndërsa incizimi në Studio Tranzit.

Leave a Reply