Shkëlqeu në Eurovision, Jonida Maliqi kthehet në Shqipëri

0
31

Javën e kaluar në kryeqytetin izraelit të Tel Avivit u mbajt festivali evropian për muzikë, i njohur më mirë si Eurovision.

Jonida Maliqi ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në këtë garë evropiane teksa ka performuar këngën, “Ktheju tokës”.

Pas një prezantimi dinjitoz dhe komente pozitive. Gjatë ditës së djeshme bukuroshja jonë është kthyer në vendlindje.

Me trëndafila të kuq dhe tollumbace, Jonida është pritur mjaft këndshëm në shtëpi. Pas një eksperience të stërgjatë dhe plot emocione siç ishte ajo e Eurovisionit.

“Kur të presin me dashuri në shtëpi!”, shkruan në videon e publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, zeshkania u rendit si e 18-ta. Ndërkohë fituese u shpall Holanda me këngëtarin, Duncan Laurence. I cili performoi këngën e titulluar “Arcade”. /Telegrafi/

Leave a Reply