Zbulime të reja në fushën e intervenimit gjenetik

0
31

Sipas shkencëtarëve amerikanë, ka mundesi qe permes një metode të avansuar tëe editimit të gjenomit, të korrektohen 89 përqind të sëmundjeve të shkaktuara nga defektet gjenetike.

Sipas një njoftimi  të publikuar në revistën shkencore “Nature”, ekipi i MTI-së dhe Universitetit te Harvardit kryen mëse 175 editime në qelizat e njerëzve dhe të minjëve duke shfrytëzuar kësaj here një qasje të intervenimit të quajtur “Prime editing”.

Mes tjerash eksperimentet demonstruan korrektimet e mutacioneve që fshihen pas sëmundjes së anemisë dhe asaj Teisax, sëmundje këto që nuk patën mundësi që të rregullohen me ndihmën e sistemeve të deritanishme për editimin e gjeneve.

Teknika e re “Prime editing” ofron një fleksibilitet më targëtues dhe një precizitet më të madh, sqaron profesori David Liu që është edhe autor i këtij studimi. Ekipi i tij shpreson që me këtë teknike të re të fiksojë gabimet në 89 përqind të 75 mijë varianteve të asociuara me sëmundje, megjithatë autorët paralajmërojnë se kjo teknikë ka nevojë për testime të mëtutjeshme për të kuptuar në tërësi efektet e saj sidomos kur ajo praktikohet në modelet shtazore.

Poashtu përkundër aftësisë që të korrektojë një numër të madh të anomalive gjenetike që rezultojnë me sëmundje, “Prime editing” nuk mund të rregullojë gabimet gjenetike që përbëhen nga kopje të shumta të gjeneve si dhe të fshijne tërësisht gjene të caktuara.

Leave a Reply