Tri përdorime të shkëlqyeshme të uthullës së mollës

0
385

Mbase nuk e dinit se kishte disa përdorime krijuese për uthullën e mollës – shumica nuk e dinë!

Pas leximit të këtij artikulli, me siguri do planifikoni të mbani një shishe të madhe në kuzhinën tuaj.

Tri prej tyre i gjeni më poshtë:

Qetësoni dhimbjen e fytit

Nëse një i ftohtë ka lënë fytin tuaj të ndjehet i thatë dhe gërvishtës, në vend se të shtriheni te ilaçet për ta trajtuar atë, lehtësohuni shpejt me këtë ilaç natyral në shtëpi: Përzieni një çerek filxhan uthull molle me një çerek filxhan ujë dhe bëni gargarë për 15 sekonda.

Përsëriteni çdo orë sipas nevojës. Acidi acetik i uthullës do të shkatërrojë lehtësisht bakteret e padëshiruara që po shkaktojnë shqetësime në fytin tuaj.

Ndaloni formimin e mavijosjes

Për të shmangur një mavijosje, lagni pak garzë në uthull molle dhe përdorni një fashë ose shirit mjekësor për ta siguruar atë në zonë. Lëreni në vend për një orë. Kur aplikohet, përmirëson qarkullimin në sipërfaqen e lëkurës dhe parandalon grumbullimin e gjakut.

Foto: GettyImages

Largoni pa mundim dhjamin kokëfortë

Një mënyrë e thjeshtë për të larguar kile: Kombinoni një lugë gjelle uthull molle në një gotë me 300 mililitra ujë dhe pije para ngrënies. Studimet kanë treguar se uthulla e mollës siguron një dozë të acideve malike dhe tartarike, përbërje natyrore që punojnë si mjete që ndihmojnë tretjen e ushqimit për të larguar lëngjet e tepërta. /Telegrafi/

Leave a Reply