Tri gjërat që mund të bëni për të ulur kolesterolin e keq

0
352

Mbajtja e kolesterolit në gjendje stabile është gjithmonë një përfitim për shëndetin, por nëse përqendroheni në uljen e kolesterolit të keq në të vërtetë mund të shmangni ndërlikimet e zakonshme që lidhen me COVID-19.

Tani, një raport i ri nga Instituti i Kërkimeve Scripps sugjeron se kolesteroli i lartë në inde mund të rrisë ashpërsinë e coronavirusit.

“Ulja e kolesterolit të keq është një mënyrë e zgjuar për të ulur rreziqet e sëmundjeve të zemrës dhe ndërlikimeve të COVID-19”, shpjegon Mark Menolascino.

KONSUMONI AVOKADO

Avokadot kanë shumë fibra, të cilat lidhen me kolesterolin e keq gjatë tretjes, duke e eleminuar atë nga trupi, shpjegon Dr. Menolascino, drejtor i Klinikës Meno. Plus, yndyrat “e mira” që gjenden në këtë frutë ulin prodhimin e kolesterolin e keq nga mëlçia.

KONSUMONI UJË MINERAL

Uji i gazuar mineral bën më shumë sesa të shuaj etjen: Kripërat dhe bikarbonatet që përmban rritin metabolizmin e yndyrës për të shpejtuar sekretimin e kolesterolit të keq në trup, thonë studiuesit spanjollë në Journal of Nutrition, shkruan First For Women.

Studimi i tyre zbuloi se personat që pinë katër gota në ditë ulin kolesterolin e keq deri në 15 për qind.

RROTULLOHUNI NË DIVAN

Trajnimi me peshë e nxit mëlçinë tuaj të djegë kolesterolin për energji në mënyrë kaq efektive sa vetëm tre seanca javore mund të ulin kolesterolin e keq me 14 pikë në gjashtë javë, sipas një studimi në The Journal of Sports Medicine and Physical Fitness.

Leave a Reply