Thonjtë mund të tregojnë shumë për shëndetin tuaj

0
16

Në fakt pretendohet se tregu global i produkteve për thonj do të arrij deri në 15.55 miliardë dollarë deri në vitin 2024.

Sidoqoftë, rezulton se thonjtë tuaj mund të mos jenë vetëm për dizajn, por edhe një pasqyrë e statusit tuaj shëndetësor, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Shikoni se si ngjyra dhe tekstura e thonjve tuaj, tregon shumë për shëndetin tuaj.

Ngjyra e verdhë e thonjve, tregon që keni një infeksion, nëse nuk trajtohet me kohë, kjo mund të kthehet në ngjyrë të verdhë dhe bëhen të thërmushëm. Po ashtu, ngjyra e verdhë e thonjve tregon se mund të keni probleme me mushkëri nga pirja e duhanit si dhe përdorimi i shpeshtë i ngjyrave për thonj.

– Thonjtë e bardhë me një fije pink, mund të jenë shenjë e problemeve me zemër, veshkave, diabetit ose probleme me mëlçi.

-Nëse thonjtë tuaj janë jashtëzakonisht të zbehtë ju keni mungesë së disa vitaminave në trup ose gjaku nuk është duke qarkulluar si duhet, që mund të qoj në anemi apo edhe në mungesë të hekurit.

– Thonjtë e kuq të errët, mund të tregoj që keni probleme apo sëmundje të zemrës.

-Thonjtë si të kaltër dhe manushaqe tregojnë që trupi juaj nuk merr oksigjen të mjaftueshëm.

Ngjyrat e tjera të thonjve mund të jenë shenjë e sëmundje dhe problemeve tjera shëndetësore, andaj është mirë t’i kushtoni kujdes dhe të i merrni parasysh këto shenja.

Thonjtë të brishtë dhe të ndarë, nënkupton problemet me gjëndrat tiroide, po ashtu thonjtë të e thatë dhe të thërrmueshëm tregon që keni mungesë të vitaminave, përkatësisht A, C, dhe B7.

-Thonjtë vertikal janë shenjë zakonisht e plakjes ashtu si rrudhat në fytyrë.

-Thonjtë horizontal shenjë e ndonjë traume, por shpesh edhe e ndonjë sëmundje me ethe.

-Thonjtë me gropa tregojnë që keni probleme me lëkurë.

Thonjtë mund të tregojnë shumë për shëndetin tuaj

Leave a Reply