STUDIMI – Simptomat e COVID-it mund të zgjasin deri në një vit pas shërimit

0
350
Foto: Ilustrim

Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore Lancet, gjysma e pacientëve kanë simptoma deri në një vit pas shërimit me Covid. Gjetjet e studimit theksojnë se shërimi nga Covid-19 mund të jetë i dhimbshëm dhe mund të zgjasë me muaj.

Ky është studimi më i madh i kryer deri më tani, i cili përfshiu 1,276 pacientë që ishin shtruar në spitalin Wu Yin-tan në Wuhan, Kinë, vendi ku u identifikua rasti i parë me Covid.

Sipas studiuesve, gjashtë muaj pas shtrimit në spital pacientët treguan shenja përmirësimi ndërsa 49% e pacientëve kishin ende simptoma.

Simptomat më të zakonshme 12 muaj pas rikuperimit me Covid, përfshinin probleme me frymëmarrjen dhe të shëndetit mendor si ankthi dhe depresioni.

Gratë janë më të rrezikuara nga “Covidi i zgjatur”
Mosha mesatare e personave që morën pjesë në studim ishin 57 vjeç. Ata iu nënshtruan ekzaminimeve klinike dhe testeve laboratorike. Rreth 75% e pacientëve kishin nevojë për oksigjen megjithatë shumica nuk kishin nevojë të shtroheshin në njësitë e kujdesit intensiv.

Gratë ishin më të rrezikuara nga “Covid i zgjatur”. 20% e pacientëve vuanin nga lodhja ose rënie të sistemit imunitar.

Tashmë sfida e mjekëve është trajtimi i “Covid-it të zgjatur”
Një nga simptomat më të zakonshme te pacientët janë problemet e frymëmarrjes. Sipas studimit, 244 pacientë gjashtë muaj deri në një vit pas shtrimit në spital, nuk kishin ulje të nivelit të oksigjenit, pavarësisht nga ashpërsia e sëmundjes.

Nevoja për të kuptuar dhe reaguar ndaj “Covid-it të zgjatur” është më e domosdoshme se kurrë, pasi simptoma të tilla si lodhja e vazhdueshme, gulçimi dhe depresioni mund të dobësojnë sistemin imunitar te miliona persona në të gjithë botën.

Prandaj, trajtimi i “Covid-it të zgjatur” konsiderohet tashmë sfidë e mjekësisë.

Leave a Reply