Studimi dhjetëvjeçar lidh aknet me dietën

0
31

Studimi dhjetëvjeçar dhe provat klinike tregojnë se ajo çka hani mund të luajë rol të madh nëse do keni ose jo akne. Studimi i cili ishte publikuar në gazetën ndërkombëtare të Dermatologjisë në shkurt të këtij viti duket që i ka dhënë fund pyetjeve se a është e lidhur dieta me aknet.

“Të dhëna si kjo sigurisht ndihmojnë në mbështetjen e mëtejshme të provave që dieta në një farë mënyre luan një rol në trajtimin e pacientëve me akne”, thotë Claire O’Bryan një infermiere praktikuese dhe bashkëthemeluese e TheSkinClique, për “Verywell”.

Një dekadë studim

Studimi përfshin një rishikim sistematik të 11 provave klinike ndërhyrëse dhe 42 studime vëzhgimi që u botuan për 10 vjet.

Rezultatet tregojnë se kishte disa faktor dietalë që ndikojnë në shfaqjen e akneve:

-Dietë me indeks të lartë glikemik (bukë e bardhë, ëmbëlsira me oriz, ëmbëlsira, petulla, drithëra të mëngjesit të paketuara).

-Dietë me ngarkesë të lartë glikemike

-Ushqime të caktuara me qumësht

-Ushqim i Shpejtë

-Çokollatë

-Marrja e ulët e perimeve të papërpunuara

Por kishte edhe disa lloje të dietave që ndikonin në mbrojtje ndaj akneve, përfshirë:

-Konsumimi i shpeshtë i frutave dhe perimeve (më shumë se tre ditë në javë)

-Peshk i përfshirë në dietë

Edhe pse të dhënat nuk ishin shumë të forta, studimi ka gjetur prova që të hash vezë më shumë se tre ditë të javës, të pish shumë qumësht dhe të hash ushqim të kripur mund të jenë faktor dietalë që promovojnë aknet.

Leave a Reply