Studim: Lodhje trupore mund të vijojë për kohë të gjatë tek pacientët me Covid-19

0
500

Terri Wilder në vitin 2014 pati disa probleme shëndetësore ku më pas u diagnostifikua me një sëmundje të quajtur encefalomyelitis myalgjik, ose ndryshe sindroma e lodhjes kronike. Terri ishte në një gjendje neuroimune , ndjente lodhje dhe dhimbje.

Një sëmundje kronike mund të zgjasë për dekada. Wilder ka frikë se qindra njerëz që janë të infektuar me Covid-19 mund të kenë të njëjtat simptoma dhe të zhvillojnë të njëjtën sëmundje. Edhe ekspertët kanë të njëjtin shqetësim.

“Edhe pasi të shëroheni nga Covid-19, ka simptoma post-virale. Unë e di, sepse më kanë telefonuar shumë njerëz dhe flasin për shqetësimet e tyre”- tha Dr. Anthony Fauci, drejtor i i Institutit të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

“Është e jashtëzakonshme se sa njerëz kanë një sindromë postvirale që është shumë e ngjashme me sindromën e lodhjes kronike”- shtoi ai.

Shumë prej tyre sëmuren dhe mbeten të sëmurë. Prej më shumë se gjashtë muaj jemi në kontakt me koronavirusin dhe shumë prej personave të cilët janë infektuar me Covid-19 nuk po shërohen plotësisht raporton CNN.

Deri në 35% e atyre që janë diagnostifikuar me Covid-19 nuk ishin shëruar plotësisht , sipas një raporti të bërë në datën 24 korrik nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

35% raportuan lodhje dhe një në pesë të rrinj të moshës 18 deri 34 vjeç kishin raportuar se nuk janë shëruar plotësisht.

Një prej atyre që po luftojnë ende me koronavirusin është edhe Chris Cuomo, i cili ka ka rezultuar pozitiv me Covid-19 më datën 31 Mars. Ai u shpreh se encefalomyeliti myalgjik është arsyeja pse ai nuk e ka marrë veten plotësisht.

“Jam i lodhur dhe dua të fle. Unë kam një mjegull në tru e cila nuk do të largohet. Jam në fillimet e depresionit klinik. Njerëzit vazhdojnë të më thonë mos u trishto, unë nuk jam i trishtuar, jam i depresionuar”- u shpreh ai.

Leave a Reply