Studim: Duhanpirësit dhe ish-duhanpirësit janë dyfish më të rrezikuar nga koronavirusi

0
452

Sipas një studimi të ri të Universitetit të Kalifornisë, duhanpirësit dhe ish-duhanpirësit, përfshirë përdoruesit e cigareve elektronike, janë dukshëm më të rrezikuar që të sëmuren rëndë me koronavirus dhe të vdesin prej tij në krahasim me ata që nuk e pijnë duhanin.

“Duhanpirja është e lidhur me rrezik më të madh të përparimit të sëmundjes Covid-19”, tha Stanton Glantz, profesor i mjekësisë në Qendrën për Hulumtimin dhe Edukimin rreth Kontrollimit të Duhanit, që funksionon në kuadër të Universitetit të Kalifornisë.

“Përdorimi i duhanit dhe cigareve elektronike e rrit rrezikun dhe ashpërsinë e infeksioneve pulmonare për shkak të dëmtimit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe për shkak të rënies së funksionit imunitar pulmonar në përgjithësi, ndonëse këto efekte ende nuk janë studiuar veçanërisht për Sars-Cov-2”, thuhet në këtë hulumtim.

Sidoqoftë, aty theksohet se duhanpirësit janë më të rrezikuar nga infektimi dhe vdekja prej virusit MERS-COV, që shkaktohet nga një koronavirus tjetër, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Autorët e studimit kërkuan nga zyrtarët shëndetësorë që ta shtojnë ndërprerjen e konsumimit të duhanit dhe të cigareve elektronike në listën e hapave që janë të nevojshëm për parandalimin e pandemisë.

Leave a Reply