Si mund të ndikojë infektimi me COVID-19 në shëndetin mendor?/ Psikologia që trajton traumat: Pacientët me koronavirus janë në rrezik për…

0
443

Nuk është sekret që viti 2020 ka qenë i vështirë, për të gjithë.

“Ka pasur hulumtime paraprake që nivelet e depresionit dhe ankthit në botë janë më të larta se ato një vit më parë,” thotë Sabrina Liu, PhD, një psikologe klinike që studion traumën dhe rezistencën.

Ajo shton se ndërsa kërkimet nuk mund të konfirmojnë konkretisht se me çfarë lidhet rritja e nivelit të depresionit, mund të përmendim disa prej tyre si:

“Kontraktimi i COVID, duke pasur njerëz përreth jush që kanë kontraktuar COVID, frika e kontraktimit të virusit, sfidat ekonomike, humbja e vendit të punës, pabarazitë shëndetësore, brutaliteti i vazhdueshëm policor dhe çështjet e drejtësisë racore ”, janë disa prej tyre.

Studiuesit besojnë se pacientët me koronavirus janë në rrezik në rritje të zhvillimit të çrregullimit të stresit post-traumatik.

Në përgjithësi, rreth 35% e pacientëve të kujdesit intensiv zhvillojnë çrregullim të stresi post traumatik, me nivele më të larta sesa ata që janë intubuar.

Studiuesit italianë zbuluan se 55% e të gjithë të mbijetuarve nga COVID zhvilluan ose depresion, ankth, ose të dyja pas shërimit.

Liu thekson se është “shumë herët për të ditur” nëse ndikimet në shëndetin mendor janë një tjetër simptomë e sëmundjes COVID-19, mënyra se si një çrregullim i hormoneve mund të shkaktojë ndryshime të humorit, ose nëse ato janë situative.

“Por specifikat e trajtimit të COVID-19 mbartin trauma specifike me vete. Jo vetëm që i mbijetoni një sëmundjeje kërcënuese për jetën, një sëmundje që mund të shkaktojë simptoma të paaftësisë edhe pasi të jeni shëruar, por që pacientët kalojnë trajtimin në izolim të plotë.

Diçka aq e vogël sa të qenit në gjendje të shihni shprehjet e fytyrës së mjekut tuaj përmes një maske mund të ketë një ndikim në shëndetin mendor.

Ne jemi mësuar të jemi në gjendje të shkojmë në një spital, të shohim një mjek, të shohim fytyrën e plotë të një mjeku. E gjithë kjo ngulit një ndjenjë sigurie , e cila mund të ndikojë në rezistencën ndaj traumës”, thotë ajo.

Leave a Reply