Shurupi më i mirë kundër kollitjes

0
450

Nëse ju dhembë fyti dhe keni kollë me këlbazë, e në anën tjetër nuk ju pëlqen edhe aq shumë ideja që të pini ilaçe, atëherë ky shurup i bërë në shtëpi është përzgjedhja më e mirë për ju.

PËRBËRËSIT

1 kg qepë 1/2 kg mjaltë Disa gjethe të dafinës Disa shkopinj të kanellës.

PËRGATITJA

Pastrojeni qepën dhe grijeni në të katërtat, ku më pas, bashkë me gjethet e dafinës dhe kanellën ziejeni në 2 litra ujë. Vlojeni qetë për rreth një orë. Pasi që të zihet qepa, kullojeni ujin dhe përziejeni me mjaltë. Qiteni shurupin në shishe të qelqtë dhe ruajeni në frigorifer. Pijeni tri herë në ditë, nga dy lugë.

Leave a Reply