Shurupi i limonit, receta për një imunitet të fortë

0
49

Limonët janë një nga frutat më të rëndësishëm dhe më të pasur me vitamina. Ato mund të kombinohen me shumë ushqime, në sallata, fruta, supa apo edhe për ëmbëlsira.

Një nga mënyrat më të duhura të përdorimit të limonit është krijimi i shurupit të tij. Përbërësit që ju duhen janë:

Gjysme kilogrami limona

5 lugë çaji limontoz

1 litër ujë

1 kg sheqer

Përgatitja është shumë e thjeshtë. Së pari duhet t’i hidhni limonët në një mikser deri sa të grihen imët, ndërsa në një enë tjetër të madhe hidhni sheqerin, limontozin dhe ujin.

Përziejini mirë dhe më pas shtoni limonët e grirë imët.

Shurupi duhet të qëndrojë në temperaturë ambienti për 24 orë dhe të përzihet me lugë herë pas herë. Të nesërmen kullojeni shurupin në varësi të preferencës tuaj. Ky shurup duhet të hidhet nëpër shishe qelqi dhe të mbahet në një vend të freskët.

Këtë shurup mund ta përdorni në forma të ndryshme: si limonadë, në çaj të ngrohtë, në formë të akullores, për ëmbëlsira dhe si lëng frutash.

Leave a Reply