Shpëtim nga çdo sëmundje: Murgjit tibetianë besojnë se kjo rinovon trupin nga brenda

0
76

Në stomakun bosh, ata pinë ujë!

Nëse pyesni dikë se si të humbni peshë, si të ndaloni plakjen, ata do t’ju thonë: pini më shumë ujë. Dhe atëherë pse të mos veproni edhe ju kështu?

Murgjit tibetianë besojnë se dy gota ujë të vluar, të vakët, me stomak bosh – shpëtim nga çdo sëmundje:

1. Uji i ngrohtë ka një efekt të dobishëm në trup në mëngjes. Fillon tkurrjen e zorrëve, që do të thotë se fillon nxjerrjen e helmeve nga trupi. Zorrët shpëlahen në mëngjes me ujë të pastër dhe të vakët.

Ky efekt i dobishëm shihet menjëherë në lëkurën e fytyrës dhe të trupit, transmeton Telegrafi.

2. Nëse pini një gotë ujë në mëngjes, ju kompensoni mungesën e lëngjeve që zhvillohet gjatë gjumit. Një gotë me ujë të vakët në mëngjes hollon gjakun.

3. Uji i vakët fillon metabolizmin me 40%, ndërsa uji i ftohtë më së shumti 25%. Uji i nxehtë fillon procesin e lipideve, nga të cilat varet humbja e peshës. Nëse dëshironi të zvogëloni oreksin tuaj, pini një gotë ujë të vakët para vaktit.

Cilin ujë është më i mirë për ta pirë?

Është uji i vluar dhe pastaj ftohet pak. Duhet të pihet në gllënjka të vogla, jo më vonë se 30 minuta pas mëngjesit. /Telegrafi/

Leave a Reply