Shërim natyral për bakterin më të përhapur në botë, “Helicobacter pylori“

0
470

Bakteri “Helicobacter pylori” është bateria më e përhapur në botë, me 70% të njerëzve që pohojnë se e kanë.

Bota dita e ditës shkon duke pasur qasje më të vogël në ujë të pastër, duke e bërë këtë bakterin më të përhapur kryesisht në vendet botës së tretë.

Simptomat e kësaj baktere janë dhimbje barku, gazra, humbje apetiti, marramendje, vjellje dhe humbje peshe të pashpjeguar.

Për të eliminuar në mënyrë natyrale këtë baktere ju duhet të evitoni produktet e qumështit, kafeinën, alkoolin, ëmbëlsirat ,mishin e kuq dhe proshutën, dhe ushqimet me shumë yndyrë.

Si mund të ndihmoni organizmin ta eliminoni në mënyrë natyrale:

Çaji jeshil

Një studim në minj tregon se çaji i gjelbër mund të ndihmojë në heqjen dhe ngadalësimin e rritjes së baktereve Helikobakter. Studimi zbuloi se konsumimi i çajit të gjelbër para një infeksioni parandalon ndezjet e muskujve në bark, shkruan Healthline.

Mjalta

Mjalta është treguar mjaft e fuqishme në luftën kundër kësaj baterie. Hulumtuesit sugjerojnë se duke përdorur mjaltë gjatë sëmundjes mund ta shkurtojë kohën e trajtimit të sëmundjes. Mjalta e papërpunuar dhe mjaltë Manuka kanë efektet më antibakteriale nga të gjitha kështu duke e luftuar bakterin.

Hudhra

Konsumimi i hudhrës së gatuar dhe po ashtu asaj të papërpunuarës mund të ndihmojnë për në mbytjen e bakterit Helicobacter pylori. Një studim në vitin 2016 tregon se njerëzit me këtë baterie të cilët kanë konsumuar në shujtat e tyre 2 hudhra me madhësi mesatare ( përafërsisht 3 gram ), kanë përjetuar reduktim të dukshëm të bakteries. Kjo tregon se hudhra ka efekte shumë të forta antibakteriale kundër H. Pylori.

Vaji i ullirit

Edhe pse vajrat janë të dëmshëm kur jeni duke e eliminuar H.pylori, mirëpo vaji i ullirit bën të kundërtën, e lufton atë. Një studim në vitin 2007, tregoi se vaji i ullirit ka aftësi të forta antibakteriale kundër tendosjes së tërheqjes muskulore. Vaji i ullirit po ashtu mbetet i fiksuar në acidin e stomakut që ndihmon në pastrimin e saj.

Lakër brokoli

Një përbërje e lakrës së brokolit e quajtur sulphoraphane mund të jetë efektiv ndaj eliminimit kundër H. Pylori. Hulumtimi në minj po ashtu tregon se edhe lakra e brokolit redukton inflamacionin e barkut. Brokolli gjithashtu ulë kolonizimin e baktereve dhe efektet negative të saj.

Leave a Reply