Shenjat paralajmëruese të kancerit të veshkave, personat më të rrezikuar prej tij

0
120

Veshkat janë ndër organet më të rëndësishme në trupin e njeriut. Ato janë themeli i shëndetit metabolik, pasi rregullojnë tensionin e gjakut, forcojnë kockat, rregullojnë elektrolitet në trup dhe filtrojnë toksinat dhe lëngjet e panevojshme.

Funksioni kryesor i veshkave është të filtrojnë mbetjet nga gjaku dhe t’i nxjerrin ato nëpërmjet urinimit. Veshkat ndihmojnë gjithashtu në kontrollin e tensionit të gjakut dhe sigurohen nëse keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut.

Kanceri i veshkës, quajtur ndryshe karcinoma renale, shfaqet kur qelizat tek njëra apo të dyja veshkat fillojnë të rriten në mënyrë jonormale dhe formojnë një masë tumorale që vendoset sipër qelizave të shëndetshme. Ky lloj kanceri është 1 nga 10 më të përhapurit si tek burrat ashtu edhe gratë.

Ka disa lloje të kancerit të veshkës, megjithatë 9 në 10 njerëz vuajnë nga karcinoma renale. Zakonisht është një tumor brenda veshkës, megjithatë mund të shfaqen edhe më shumë, si edhe tek të dyja veshkat.

Cilët persona janë më të rrezikuar? Shumica e njerëzve të diagnostikuar me kancer të veshkës janë rreth moshës 50-70 vjeç. Burrat janë 2-3 herë më të rrezikuar se gratë, dhe afrikano-amerikanët janë ndër popujt më të rrezikuar, shkruan Living. Tensioni i lartë i gjakut, sëmundja e veshkave dhe probleme të caktuara me gjenet, si sëmundja Hippel-Lindau, gjithashtu mund të rrisin rrezikun. Mund të trashëgohet edhe në familje.

Faktorë të tjerë që rrisin rrezikun? Jeni më të rrezikuar që të zhvilloni kancer të veshkave nëse:

Simptomat? Nëse masa tumorale është shumë e vogël, mund të mos vëreni asnjë simptomë. Ndërsa masat e mëdha tumorale mund të shkaktojnë këto probleme:

Gjak në urinë
Shfaqet një gjëndër anash ose në shpinë
Keni dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës
Ndiheni të lodhur
Keni humbur shumë peshë pa asnjë arsye
Keni temperaturë të lartë të trupit

Leave a Reply