Shenjat e qarta se mund ta keni pasur virusin pa e ditur

0
588

A ka mundësi që e keni pasur COVID-19 dhe nuk e keni kuptuar? Ka mundësi, janë shenjat. “Shumica e njerëzve që infektohen me koronavirus përjetojnë simptoma, ku më të zakonshmet janë temperaturë e lartë dhe koll i thatë dhe i vazhdueshëm. Një përqindje e vogël e njerëzve përjetojnë simptoma më të rënda”, shpjegon Dr. Daniel Atkinson, udhëheqës klinik në Treated.com.

Megjithatë, për shkak që koronavirusi ka shumë simptoma – ku disa prej tyre janë të njohura dhe vështirë vërehen ose ngatërrohen me diçka tjetër – mund të mos vërehet fare dhe të mos diagnostikohet.

Më poshtë, Pergatit.com ju tregon shenjat që tregojnë se mund ta keni pasur koronavirusin – shenja këto të përmbledhura nga ekspertët amerikanë të shëndetit.

Këto janë shenjat se mund ta keni pasur koronavirusin:

Hundë që rrjedhë, dhimbje fyti dhe bllokim të hundëve

Humbje e sensit të shijes dhe nuhatjes

Humbje apetiti

Shkurtim i frymëmarrjes

Lodhje dhe dhimbje trupi

Skuqje të syrit

Diarre ose të përziera

Ethe

Dhimbje muskujsh

Kruarje

Humbje koncentrimi

Kollë i thatë

Dridhje e trupit dhe të ftohtë

Dhimbje e rëndë e kokës

Dhimbje në gjoks

Harresë

Ke pasur grip në fillim të vitit

Ekziston veç një mënyrë e qartë dhe e saktë për të kuptuar nëse keni pasur koronavirus – dhe kjo përmes tetit të antitrupave, një test që konfirmon nëse dikush është infektuar me këtë virus më herët. Nëse mendoni se keni COVID-19, thirrni mjekun familjar.

Leave a Reply