Receta kundër kapsllëkut – zbrazja natyrale e zorrëve

0
748

Të gjithë ata që kanë probleme me zorrë dembele e dinë se sa frustuese janë tentimet për të arritur një peristaltikë të duhur dhe lëvizjet e rregullta të zorrëve.

Me siguri se keni provuar lloje të ndryshme të çajit dhe receta, efektiviteti i të cilave është i dobët dhe nuk e zgjedhin problemin. Kjo është arsyeja pse ju sjellim që është efektiv në disa raste të kapsllëkut. Recetat e përgatitura me gjethet e bimës senameqi (lat. Cassia angustifolia) kanë efekt të fortë laksativ dhe aplikohen për kapsllëk që nuk mund të rregullohet përmes ushqimit. Efektin e tij do ta ndjeni 8 deri 12 orë, pasi ta keni konsumuar çajin. Pos si çaj, bima senameqi mund të jetë efektive nëse e përdorni në kombinim me ushqimet e ëmbla, si reçeli.

1. RECETA PËR REÇEL SENAMEQI – PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM: – 750 gramë të ndonjë llojit të marmelatës apo reçelit; – 50 gramë gjethe senameqi.

MËNYRA E PËRGATITJES: Për t’i imtësuar gjethet e senameqit përdorni blender dhe i përzieni me reçelin apo marmelatën që e keni zgjedhur. Para se të shkoni në shtrat, konsumoni një lugë të përzierjes dhe pini një gotë ujë të vakët. Vërejtje: Kurrë mos i përdorni prodhimet e senameqit më gjatë se dy javë, sepse zorrët mund të krijojnë varësi nga ky stimulues i zorrëve në traktin tretës. Por, nëse keni telashe me zbrazjen e zorrëve, ndryshoni ushqimin. Hani më shumë perime, fruta dhe bishtajore. Duhet të pini më shumë ujë, çaj të bimëve dhe merruni me aktivitete fizike.

KUSH NUK MUND TA PËRDORË ÇAJIN E BIMËS SENAMEQI? Gratë shtatzëna, nënat që kujdesen për fëmijët dhe fëmijët, nuk guxojnë ta konsumojnë këtë çaj.

2. RECETA KUNDËR KAPSLLËKUT – ZBRAZJA E ZORRËVE – PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM: – 100 gramë kumbulla të thara; – 100 gramë fik të tharë; – 100 gramë mjaltë livadhi; – 10 gjethe të shtypura senameqi.

MËNYRA E PËRGATITJES: Përzieni frutat e tharë në një blender shtoni mjaltin dhe gjethet e senameqit. I përzieni përsëri dhe e vendosni në kavanoz. E mbani të mbyllur në frigorifer. Konsumoni një lugë në bazë ditore. Do të vëreni përmirësim të hatashëm në gjendjen tuaj shëndetësore brenda disa ditësh.

Leave a Reply