Nga luftimi i kolesterolit, tek forcimi i kockave, ky është fruti që gjendet lehtë në vendin tonë, por që pak persona ia dinë vlerat shëndetësore

0
440

Bajamet e njoma janë variantet e freskëta të bajameve klasike të thata. Ato përmbajnë lëndë ushqyese të shumta për shëndetin tonë.

Ne zakonisht i njohim dhe konsumojmë bajamet e thata, por pak persona kanë pasur kënaqësinë të shohin dhe të shijojnë bajamet e njoma, ose ato të freskëta, që janë në dispozicion vetëm në pranverë kur ato korren nga pemët.

Përfitimet shëndetësore

-Përfitimet për zemrën: në veçanti lëkura që mbulon bajamet përmban shumë flavonoide, subst anca me fuqi antioksidante.

Një grup studiuesish në Universitetin e Tufts ka treguar se flavonoidët punojnë së bashku me vitaminën E, duke mbrojtur muret e enëve të gjakut nga prishja ose dëmtimi i mundshëm.

Si rezultat, duke konsumuar këto fruta, ne mund të parandalojmë sëmundjet e rrezikshme kardiovaskulare, siç janë sulmet në zemër.

-Ata luftojnë kolesterolin e keq: bajamet e njoma janë një nga ushqimet më të mira për të luftuar lipoproteinat me dendësi të ulët, ose të ashtuquajturat kolesterol të keq. Ngrënia e tyre rregullisht mund të ndihmojë për ta mbajtur këtë vlerë në kufi normal.

-Aleate të kockave dhe dhëmbëve: përmbajtja e lartë në kripërat minerale të bajameve të njoma është veçanërisht e dobishme për dhëmbët dhe eshtrat tona.

-Lufton gliceminë: pas çdo vakti, niveli i glukozës në qarkullimin tonë të gjakut rritet, rritja e sheqerit në gjak nuk është i mirë për shëndetin tonë. Bajamet e njoma mund të na ndihmojnë të menaxhojmë situatën, duke rregulluar sheqerin në gjak.

-Ndihmojnë sistemin imunitar: bajamet e njoma janë të pasura me antioksidantë dhe substanca të tjera të dobishme për trupin, në mënyrë efektive mbështesin punën e sistemit tonë imunitar dhe kështu na ndihmojnë të na mbrojë nga sëmundja.

-Mbrojnë sistemin nervor: në sajë të pranisë së magnezit dhe substancave të tilla si L-karnitina dhe riboflavina, bajamet e gjelbra sigurojnë ushqim themelor për trurin dhe nervat tona.

-Humbje peshe: pavarësisht se janë kalorike, bajamet e njoma mund të ndihmojnë në humbjen e peshës, pasi ato përmbajnë yndyra të shëndetshme dhe substanca të tjera që ndihmojnë metabolizmin e trupit.

Leave a Reply