Nga kockat tek eliminimi i qelizave kancerogjene, ja përse duhet të pini lëng domateje

0
365
Foto: Ilustrim

E kemi thuajse gjatë gjithë vitit në tryezat tona, por nuk e dimë sesa e shëndetshme është domatja.

Domatja nuk njihet vetëm për antioksidantët e fuqishëm, por edhe për një sërë vitaminash e mineralesh të dobishme për shëndetin. Ajo ka në përmbajtjen e saj një sasi të lartë të vitaminave A, B6, C, K, folate dhe tiaminë dhe është gjithashtu një burim i mirë i manganit, magnezit, kaliumit, fosforit dhe bakrit. Më poshtë do të listojmë të gjitha arsyet përse duhet të pini lëng domateje.

1. Parandalon kancerin

Karotenoidet dhe lycopene në lëngun e domates, antioksidantë të fuqishëm ulin rrezikun e kancereve të ndryshme, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mushkërive dhe prostatës. Hulumtimet kanë treguar se burrat që konsumojnë sasi të larta të likopenit, ulin rrezikun e kancerit të pankreasit, me 30%.

2. Ndihmon në tretje

Konsumi ditor i lëngut të domates, e mban mëlçinë të shëndetshme. Enzimat aktive të këtij fruti ndihmojnë  në tretje, parandalojnë kapsllëkun dhe nxitin  lëvizjen e rregullt të zorrëve.

3. Përmirëson shikimin

Domatet  përmbajnë vitaminë A, e cila parandalon degjenerimin makular, ndihmon në përmirësimin e vizionit dhe parandalon verbimin e natës. Vitamina A konsiderohet të jetë një antioksidant i fuqishëm, i cili ndihmon në krijimin e një sasie të lartë  të beta-karotenit në trup. Shumica e problemeve të syve, ndodhin për shkak të efekteve negative të radikaleve të lira dhe vitamina A është një antioksidant i fuqishëm.

4. Ul kolesterolin

Fibrat e pranishme në lëngun e domates ndihmojnë në shpërbërjen e kolesterolit të keq.

5. Kockat e forta

Qumështi njihet si pija magjike që ndihmon në shëndetin e kockave, por domatet gjithashtu kontribuojnë në formimin e kockave më të forta! Ajo përmban vitaminë K, një nga vitaminat më esenciale të lidhur me shëndetin e kockave. Vitamina K ndihmon aktivizimin e osteokalcinës, e cila është përgjegjëse për grumbullimin e kalciumit brenda kockave.

6. Mbron kundër sëmundjeve të zemrës

Studimet kanë gjetur një lidhje midis sasisë të lartë të likopenit me një reduktim deri në 30% të sëmundjeve kardiovaskulare dhe koronare të zemrës.

7. Parandalon mpiksjen e gjakut

Sasia e lartë e phutonutirentëve  gjetur në domate, ndihmojnë në parandalimin e formimit të trombociteve dhe mpiksjeve të gjakut.

Leave a Reply