Mësoni çfarë tregon për shëndetin dhimbja mbrapa koke

0
648

Dhimbja në pjesën e prapme të kokës shpërthen si pasojë e tensionit, stresit ose lodhjes. Megjithatë, sipas të dhënave të AgroWeb.org, ajo shpesh mund të shfaqet si rezultat i hernies diskale ose ndonjë lëndimi të mundshëm në pjesën e sipërme të qafës.

Simptomat E Dhimbjes Mbrapa Koke
Dhimbja në pjesën e prapme të kokës mund të shoqërohet me disa simptoma ndaj të cilave duhet të jeni të vëmendshëm. Këto simptoma janë:

Mpirje e qafës
Dhimbje therëse në krahun e majtë ose të djathtë të qafës
Mpirje të kokës
Dhimbje e fortë të syrit
Dhimbje që intensifikohet pas çdo lëvizje të kokës
Pamundësi në lëvizjen e qafës

Shkaqet E Dhimbjes Mbrapa Koke
Tensioni
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kur koka dhemb si pasojë e luhatjeve të tensionit, dhimbja ka tendencën të qarkullojë në zona të ndryshme. Kompresat ose dushi i ngrohtë ndihmojnë kundër dhimbjes, bashkë me mbajtjen nën kontroll të stresit.

Lëndimet E Qafës
Kur muskujt, ligamentet, tendinat dhe nervat e qafës lëndohen, dhimbja është e paevitueshme. Për shembull, nëse keni qëndruar në një pozicion të gabuar për shumë kohë, zona mbrapa kokës do të dhembë më shumë. Stërmundimi i muskujve të qafës i bën ato më të dobët dhe nxisin dhimbjen mbrapa koke.

Si Të Përballeni Me Dhimbjen Mbrapa Koke
Ndryshoni Mënyrën E Qëndrimit
Nëse mënyra se si qëndroni është problematike, sigurohuni ta ndryshoni atë. Në rast se punoni përpara kompjuterit, sigurohuni që ekrani të jetë i ngritur dhe që qafa të mos qëndrojë e ulur.

Aktiviteti Fizik
Aktiviteti fizik është shumë i mirë për të forcuar muskujt dhe përmirësuar qëndrimin.

Kompresat E Ngrohta
Vendosni një kompresë të ngrohtë pas koke dhe mbajeni për 20 minuta për të ulur dhimbjen dhe zbutur inflamacionin.

Kur Duhet Të Shqetësoheni?
AgroWeb.org ju këshillon se është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me një mjek në rastet kur:
Dhimbja përkeqësohet me kalimin e kohës
Keni vështirësi në lëvizjen e krahut dhe ndieni dobësi muskulare
Vëreni një rënie të shpejtë në peshë
Pësoni fraktura të shpeshta
Keni vështirësi në ecje./AgroWeb

Leave a Reply