Marrja e antidepresivëve në shtatzëni shton rrezikun për autizëm te foshnja

0
37

Marrja e antidepresivëve në shtatzëni e shton rrezikun nga autizmi te fëmijët për 87 për qind, ka treguar studimi i fundit i ekspertëve nga Kanadaja, i publikuar në Amerikë.

Gjetjet e këtij studimi janë shumë të rëndësishëm, pasi 6 deri 10 për qind e shtatzënave marrin antidepreivë, thonë ekspertët të cilët kanë analizuar të dhënat e 145.456 shtatzënave.

Puna e tyre ishte publikuar në revistën “Pediatry”. “Shkaktarët e autizmit ende janë të panjohur, por është vërtetuar se rrethi dhe gjenet mund të jenë një prej faktorëve”, shpjegon profesoresha Anick Berard nga universiteti në Motreal. “Hulumtimet tona kanë treguar se marrja e tabletave kundër depresionit, sidomos atyre që ndikojnë në sekretimin e serotoninës, në tremujorin dytë dhe të tretë, shton rrezikun nga shfaqja e autizmit te foshnja”, thekson ajo. Berard dhe ekipi i saj hulumtues kanë përcjellë 145.456 fëmijë, nga lindja deri në dhjetë vjet, kishin kontrolluar nëse nënat kishin marrë tableta të tilla, dhe në studim kishin përfshirë edhe faktorë të tjerë që do të mund të ndikonin në shfaqjen e autizmit. Mosha dhe depresioni po ashtu ndërlidhen me autizmin. 

Leave a Reply