Konsumoni për 30 ditë një gotë nga ky lëng, pastron tërësisht arteriet dhe parandalon sëmundjet e zemrës

0
382

Shega është një frut që përputhet shumë mirë me gatime të ndryshme në kuzhinë.

Përveç pasurisë së saj të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve, kokrrat e saj të kuqe mund të jenë një element fantastik i sallatave të shëndetshme me perime.

Shega mund të shoqërojë tërshërën për mëngjes, ose të kombinohet me kos.

Lëngu i saj ka vlera të jashtëzakonshme për organizmin e njeriut.

Si Të Përgatisni Shurup Shege Në Kushtet e Shtëpisë

Në këtë artikull do të mësoni se si të transformoni lëngun e shegës në një shurup që do të ëmbëlsojë dhe pasurojë shijet e gatimeve tuaja.

Shurupi i shegës është një mënyrë shumë e mirë për të marrë më të mirat e këtij fruti dhe për ta përdorur më lehtë në shumë receta gatimi.

Shurupi është i trashë, i ëmbël dhe i jep aromë fantastike shumë recetave.

Ngjyra e tij është e kuqe me nuancë të kafenjtë.

Shurupi shkon shumë në sallata dhe për marinimin e mishit dhe peshkut.

Ky shurup përgatitet shumë lehtë në shtëpi.

Mjafton të zieni lëngun e shegës me sheqer dhe lëng limoni për një orë.

Përbërësit:

4 filxhanë çaji lëng shege

2 filxhanë çaji sheqer

Lëngu i një limoni mesatar

Përgatitja:

Qëroni shegët dhe nxirrni kokrrat e kuqe si rubini.

Shtrydhini ato që të përfitoni 4 filxhanë çaji lëng.

Kjo sasi përfitohet duke shtrydhur gjashtë deri në shtatë shegë.

Vendoseni tenxheren në zjarr dhe në të hidhni lëngun e shegës, sheqerin dhe lëngun e limonit.

Kur lëngu të marrë valë, uleni zjarrin në nivel mesatar.

Më pas lëreni shurupin të ziejë për rreth një orë pa e mbuluar tenxheren me kapak.

Herë pas here përziejeni me lugë druri që të pengoni ngjitjen e sheqerit në fund të tenxheres.

Kur lëngu të trashet mjaftueshëm, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet për 30 minuta.

Shurupin futeni në një kavanoz qelqi dhe ruajeni në frigorifer për deri në 6 muaj.

Leave a Reply