Kjo vitaminë mund t’iu ndihmojë të mbroheni nga sëmundja e Alzheimerit

0
328

Shkenctarët thonë se një vitaminë e gjetur në dhjetëra ushqime mund të jetë mbrojtëse kundër sëmundjes së Alzheimerit.

Një ekip i udhëhequr nga profesoresha Jessica Tanis në Universitetin e Delaëare ka të dhëna të reja se si mund të parandalohet kjo sëmundje.

Ata përdorën krimba për kërkimin e tyre, të cilët paralizohen plotësisht kur kanë Alzheimer.

Sëmundja e Alzheimerit, forma më e zakonshme e demencës, mendohet se shkaktohet nga një grumbullim i proteinave brenda dhe rreth qelizave të trurit, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Një nga proteinat e përfshira quhet amiloid, depozitat e të cilit formojnë pllaka rreth qelizave të trurit dhe shkatërrojnë kujtesën.

Këto proteina ndalojnë krimbat të përdridhen brenda 36 orëve pasi arrijnë moshën madhore, zbuluan Prof Tanis dhe ekipi i tij.

Ata e përdorën këtë për të gjetur se çfarë ndryshimesh në dietën e krimbit mund të ndalonin fillimin e Alzheimerit.

Leave a Reply