Kjo vitaminë ishte më e shitura në kohë të pandemisë me Covid-19, në Britaninë e Madhe

0
93

‘Vitamina e diellit’ u rrit në popullaritet më shumë se çdo suplement tjetër midis qershorit të 2019 -së dhe korrikut të këtij viti, tha eksperti i hulumtimit të tregut Mintel.

Tani merret nga 38 përqind e njerëzve që përdorin suplemente vitaminash, krahasuar me 30 përqind nga viti i kaluar shkruan Express.co.uk.

Mendohet se indikacionet për “imunitet dhe përmirësimin e memories” janë në prapavijë të kësaj shitjeje si dhe nga këshillat qeveritare pasi njerëzit kaluan një pjesë të gjatë të kohës brenda shtëpive gjatë karantinës.

Ky fakt është sfiduar nga Instituti Kombëtar për Shëndetësinë, i cili arriti në përfundimin se nuk ka prova për të mbështetur marrjen e suplementeve të vitaminës D për të parandaluar ose trajtuar Covid-19.

“Këshillat qeveritare mund të kenë pasur gjithashtu një ndikim, që njerëzit të konsiderojnë marrjen e një suplementi ditor që përmban 10mcg vitaminë D, pasi që njerëzit kaluan më pak kohë në dritën e diellit dhe më shumë kohë brenda”.

Leave a Reply