Keni probleme me zemër, mjekët rekomandojnë këto pije të nxehta

0
56

Nëse veç ju pëlqejnë këto pije, atëherë e keni bërë zgjedhjen e duhur sepse ju ndihmojnë t’i shmangni sëmundjet e zemrës.

Sipas hulumtuese, konsumimi i çajit e përmirëson shëndetin e zemrës dhe e zvogëlon rrezikun e vdekjes nga sëmundjet koronare.

Njëkohësisht, edhe konsumimi i kafes ndërlidhet me ulje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Një studim në Holandë ka ekzaminuar se si ndikon konsumimi i çajit dhe kafes në sëmundjet e zemrës dhe shkallën e vdekjes.

Për të ardhur në përfundimin e tyre, ata i kanë analizuar 37,514 pjesëmarrës për 13 vjet.

Kështu, ata kanë konstatuar se konsumimi i tri deri gjashtë gotave çaj në ditë e ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 45 për qind.

Konsumimi i më shumë se 6 gotave çaj në ditë ndërlidhet me zvogëlim të rrezikut të sëmundjeve të zemrës për 36%.

Sa i përket kafes, konsumimi i dy deri katër kafeve në ditë e ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 20% krahasuar me ata që pinë më pak ose më shumë se katër kafe.

Leave a Reply