Ja disa ushtrime me peshqir për qafën e sëmurë dhe të shtanguar (VIDEO)

0
682

Çdokush që ndonjëherë është ballafaquar me këtë dhembje e di në çfarë mase ndikon në funksionimin normal gjatë ditës.Lajm i mirë është që mjekët ftiziatër kanë zgjidhjen për këtë problem.

Me këto ushtrime shpejt do t’i harroni dhembjet dhe e gjitha që ju nevojitet për këto ushtrime është një peshqir. Këto ushtrime jo vetëm që do ta eliminojnë dhembjen, por do ta pengojë shfaqjen e mëtutjeshme.

Me këto tri veprime, do të liroheni nga tensioni që ju ka grumbulluar në qafë dhe supe.

Ushtrimi nr. 1

Vendosni peshqirin rreth qafës dhe mbështeteni butë kokën. Mbani në duar këndet e peshqirit dhe tërhiqeni lart, pastaj mbajeni në atë pozitë dhe pas këtij veprimi kthejeni në pozitën fillestare. Këtë veprim përsëriteni 5 herë duke e mbajtur nga 15 sekonda. Sapo të filloni ta bëni këtë ushtrim do të ndieni lehtësim të qafës.

Ushtrimi nr. 2

Edhe ky ushtrim bëhet në mënyrë të ngjashme, por që kokën duhet ta lëvizni më parë në anën e majtë dhe pastaj në anën e djathtë me ndihmën e peshqirit. Kështu do t’i shtrini muskujt.

Ushtrimi nr. 3

Vendosni peshqirin rreth qafës dhe lëvizni kokën lart-poshtë. Në këtë mënyrë do të bëni masazh të butë dhe do të ktheni qarkullimin e gjakut. Pas një jave ekzekutimit të këtyre ushtrimeve, muskujt do të fillojnë të marrin pozitë të re dhe ngadalë do të lirohen, ndërkaq vetvetiu edhe dhembja do të zhduket.

Shikoni në video-xhirim se si bëhen këto ushtrime:

Leave a Reply