Grupi juaj i gjakut tregon se sa jeni i rrezikuar nga COVID-19

0
95

Një studim i bërë së fundmi, tregon se rreziku i infektimit dallon tek grupet e ndryshme të gjakut.

Për shumë sëmundje, grupi i gjakut bënë një diferencë të madhe por me sa duket edhe kur bëhet fjalë për Covid-19, ai luan rol, shkruan “NBC News”, transmeton lajmi.net.

Kjo nuk do të thotë se një tip i gjakut specifikisht është më i mbrojtur nga Covid-19, sepse edhe ata persona mund të infektohen.

Nga një grup prej 473,654 personave të testuar, vetëm 7,422 ishin pozitiv me Covid-19 dhe vetëm një pjesë shumë e vogël e personave me tip te gjakut O ishin të infektuar.

Ky zbulim nuk do të thotë se personat me tip O të gjakut do të trajtohen ndryshe, thjeshtë janë më të mbrojtur nga koronavirusi.

Çka nxjerri tjetër ky studim ishte se personat me grup te gjakut A ose AB kishin simptoma më të rënda dhe pasoja më të mëdha se tipi B ose O. 

Leave a Reply