Gjithçka që duhet të dini për kancerin në zorrë

0
464

Kanceri në zorrë është kanceri i katërt më i zakonshëm që mund të shfaqet tek njerëzit.

Sipas mjekësisë britanike, kanceri i zorrëve është një term i përgjithshëm për kancerin që fillon në zorrën e trashë, shkruan Daily Star.

“Në varësi të vendit ku fillon kanceri, kanceri i zorrëve nganjëherë quhet kancer i zorrës së trashë ose rektumit”, sipas NHS-së.

Shumica e njerëzve të diagnostikuar, shton tutje NHs, janë mbi moshën 60 vjeçare”.

Shenjat paralajmëruese të kancerit të zorrës së trashë ose të zorrëve ndonjëherë mund të kalojnë pa u vërejtur, gjë që mund ta bëjë të vështirë diagnostikimin e hershëm.

Sidoqoftë, kjo është lista e simptomave kryesore të kancerit të zorrëve:

– një ndryshim i vazhdueshëm në jashtëqitje – jashtëqitje të shpeshtë, e nganjëherë edhe të lëngshme

– Gjak në jashtëqitje

– Dhimbje barku, fryerje, çdoherë të sjella pas ngrënies së ndonjë ushqimi

Nëse këto simptoma zgjasin për më shumë se katër javë, është e rëndësishme të vizitohet mjeku i përgjithshëm.

Leave a Reply