Frutat verore që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve, largojnë stresin, përmirësojnë gjumin dhe më shumë

0
56

Frutat e freskëta të verës bëjnë ushqime të shkëlqyera që gjithashtu mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë!

Inflamacionet

Një mënyrë e shijshme për të larguar inflamacionet: Konsumoni një filxhan boronica çdo ditë.

Shkencëtarët kanadezë thonë se këto fruta të ëmbla trajtojnë me antioksidantë që zvogëlojnë inflamacionin deri në 25 për qind.

Gjumi

Keni probleme me gjumin? Ngrënia e një pjeshke ndihmon të ndjeheni të përgjumur në vetëm 12 minuta, thonë shkencëtarët e Universitetit Shtetëror të Ohios. Lëndët ushqyese të pjeshkës (kriptoksantina dhe acidi klorogjenik) rritin formimin e valëve qetësuese të trurit dhe frenojnë prodhimin e hormonit të stresit.

Luftimi i viruseve

Fibra e tretshme në mollë bën që trupi të lëshojë një kompleks që energjizon qelizat imune, duke i ndihmuar ato të shkatërrojnë shpejt viruset pushtuese. Nuk është çudi që shkencëtarët e Universitetit të Illinois thonë se ngrënia dy mollëve në ditë mund të shkurtojë simptomat në gjysmë plus t’ju ndihmojë të rikuperoheni 50 për qind më shpejt nëse kapni një infeksion viral.

Largimi i stresit

Ngrënia e 20 qershive, një nga frutat më të dashur të verës, mund të krijojë një humor të shkëlqyeshëm në 15 minuta dhe të zvogëlojë rrezikun e ankthit në gjysmë nëse i shijoni ato çdo ditë.

Djegia e dhjamit

Për hollim të lehtë gjatë verës, shtoni një filxhan mjedër në dietën tuaj të përditshme. Shkencëtarët e Yale thonë se përbërësit e mjedrës shpejtojnë metabolizmin dhe ulin oreksin, duke ulur konsumimin e ushqimit me 20 për qind. Rezultati? Të shijosh këtë frut të ëmbël çdo ditë mund të të ndihmojë të heqësh një kilogram në javë.

Kundër plakjes

Ngrënia e gjysmë filxhani me manaferra çdo ditë zvogëlon dukshëm linjat e imëta, skuqjen dhe rrudhat në 10 ditë, duke ndihmuar lëkurën të duket deri në pesë vjet më e re, thonë shkencëtarët e Universitetit të Havait. /Telegrafi/

 

Leave a Reply