Europa nën ethet e variantit anglez të Covid, “gropë e zezë” në Ballkan, shifra tragjike në SHBA

0
363

Bota është duke kaluar një periudhë mjaft të vështirë me koronavirusin, ndërsa ai rishfaqet edhe në vende ku mendohet se ishte mundur tërësisht.

Mediat raportojnë se Pekini ka marrë masa të forta kundër koronavirusit, ndërkohë që deri më tani gjenden të karantinuara disa rajone të vendit për shkak të rishfaqjes së rasteve të shumta me koronavirus.

Autoritetet lokale atje kanë vendosur të mbajnë shkollat mbyllur edhe për dy javë duke vijuar mësimin online.

Ndërkohë në Francë, Gjermani dhe Angli numri i të vdekurve brenda 24 orëve është tepër i lartë. Gjermania shënon për të disatën ditë më shumë se 1 mijë të vdekur brenda 24 orëve, ndërsa në perëndim të Francës ka një rritje të beftë të numrit të të prekurve dhe autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për mutacionin anglez të tij.

Në Britaninë e Madhe vdiqën 1 800 persona brenda ditës, ndërsa në SHBA numri total i të vdekurve që prej fillimit të pandemisë pritet të shkojë në 500 000 duke kaluar edhe numrin e ushtarëve të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sa i përket rajonit, autoritetet greke zhvilluan një mbledhje urgjente sot për të gjetur mundësitë e përballimit të variantit të ri të koronavirusit, ndërkohë që në Ballkan nuk ka asnjë informacion nëse ka apo jo raste të reja pasi zbulimi i mutacionit britanik kërkon laboratorë më të avancuar. /albeu.com

Leave a Reply