Është shqetësuese, çfarë do të thotë ngjyra e errët e organit gjenital

0
394

Shkaku kryesor që disa pjesë të trupit tuaj janë më të errëta është puberteti.

Hormonet seksuale, si estrogjeni dhe testosteroni, prodhojnë melaninë – një aminoacid i cili është përgjegjës i ngjyrës së flokëve dhe lëkurës – duke bërë që penisi e thithat të errësohen.

Edhe pse kjo është plotësisht normale, duhet të jeni të vetëdijshëm për ndryshimet në ngjyrën e lëkurës tuaj gjatë moshës madhore, sepse kjo mund të jetë një shenjë e një gjendjeje shëndetësore.

“Lëkura juaj mund të errësohet në zona të caktuara kur niveli i sheqerit është i lartë – dhe ju po zhvilloni diabet”, potencoi dermatologia Dr Lindsey Bordone për Daily Mail Online.

Gjendja e lëkurës, e njohur si acanthosis nigricans, karakterizohet nga copëza trupi kafeje që shfaqen rreth sqetullës, ijëve apo qafës dhe është një simptomë e diabetit.

Leave a Reply